Çaste poetike me poetin;-Hekuran HALILI

I kam ca “borxhe”…

—————————–

I kam ca” borxhe” lumit Vjosë,

Nga koha e artë e djalërisë,

Kur më thoshte : – Më mos u lodhë!

Veshur me uniformën e ushtrisë…

I kam ca “borxhe” , që s’ja shleva kurrë,

Borxhli i përjetshëm do iki nga kjo jetë,

Kur gjimnazisten Vjosë, putha në buzë,

Ujin turbulloi, m’u fsheh në një kthesë…

Të gjithë ca “borxhe” këtij lumi ja kemi,

“Borxhe”, që kurrë s’kemi për t’ja larë,

Jemi me fat , të bekuar jemi,

Lindim vajza, u flasim Vjosianë…

I kam ca “borxhe” lumit Vjosë,

“Borxhe” që kurrë , s’ja shleva dotë…

/QendraPress.com/