Çaste poetike me poetin;-Hysen GRAJÇEVCI
RRIT ME KOHËN
Këtu, kohët janë matur me lashtësinë e kreshtës,
në këta shkëmbinj shpeshherë kemi matur edhe hijen me vdekjen,
vitet me epokat!
Këtu trimat kanë gjetur strehën!
Gurit ia kemi marrë e lënë fjalën
Amanet nga gjyshi këngën
Epika jonë e bukur,
me lahutën jemi rritur
e te lahuta kemi gjetur
motiv fjalën prej burri!
Në ninulla na ka përcjellë
kënga dhe krenaria!?
Jutbina, Muji,
Motra e Gjergjit,
e Gjergj Elez Alia!
Nga Homeri Pellazg
testament “Iliadën”, Trojën,
“Odisenë”, Itakën!
Nga Gjergji ynë
I po atij gjakut Iliro-Pellazg
LAHUTËN…
Marash Ucin,
Të bijtë e Calit,
Çun Mulën
e Oso Kukën.
Heu bjeshkët e mia,
krenaria jonë!
Jo, të vajtoj, s’e kam ndër mend!
Edhe pse loti shpreh mall
e sa për vajin …!
Janë qyqet ato që vajtojnë!
Burrat që për Atdhe bien
rënia e tyre nuk qahet,
aq më pak të vajtohet.
Ata ranë;
Lirinë ta kemi Diell
e në Liri gjakun e tyre ta nderojmë!
/www.qendrapress.c om/