Çaste poetike me poetin; Idriz BERISHA -XHIXHI
HARQET E DRITËS
————————————
Tri letra në sqep kanjushash
U nisën portës së Atdheut
U zhduken pas harkut të ylberit
Eh!
Shiu si lau
As dielli si thau!
Vdekja ka gjuhë djalli
Ajo merr dhe hijet me veti
Rrugëve të errëta t’metropoleve
Në kohë të keqe .
Kur kulla digjej,kur malli digjej!
Njeri tha:
Na mori malli për unat n’oxhak
Për tymin e varur qiejve
Për hijet e hënës plotë,
Për muret e muranat e Deçanit
E për fjalën besë të Gjilanit!
Kur kulla digjej
Dhe malli digjej!
Nën urën e gurit
Dielli lind dy herë
E ju vraponi lirinë për t’a zënë
Dhe përtej vdekjes.
Dashuri për të mbjellë
Në shtëpi prej akulli
Të përflakur nga brënda.
U lutem kësaj nate
Që stinët t’mos vdesin
Flakadanë të mbesin.
Mbi ballin tuaj hëna të ec
Të lulëzoj guri e druri
Mbi kulla t’valoj Flamuri
Agullimë mbi çati
Këta zogj të pyllit tim.
/wwww.QendraPress.com/