Çaste poetike me poetin:-Imer HYSA

DUALIZEM
———————-
Herë herë jam, si pylli i gushtit
që trembet nga një fije shkrepse
e herë si bregu i lumit
që i frikësohet një shiu vjeshte.
Herë herë jam, si pemë e lulëzuar
që pret me ankth ta puthin bletët
e herë si ajo era e dëshpëruar
që shkund frutat nga degët.
Herë herë jam, si rruga e ndriçuar
dashuruar me hapa kalimtarësh
e herë si djaloshi i dashuruar
që vallëzon mbi këmbë valltarësh.
Herē herë më kaplon plogështia
dhe s’më pëlqen të hedh një hap
e herë më vërsulet mërzia
të më mbyllë vrullshëm çdo kanat.
E tillë është jeta, ngjan me një det,
Herë e qetë dhe herë me dallgë .
Sa të ngre lart, aq poshtë të zbret,
Sa të lumturon, aq të hap plagë !
/QendraPress/