Çaste poetike me poetin;-Imer HYSA

SA HERE SHKRUAJ

————————————-

Sa herë shkruaj vjersha dashurie

Dua zemrën ta derdh në vargje,

I dua vargjet të kenë, si frutat, shije

Të kenë aromë si bukë e pjekur në magje.

Sa herë shkruaj vjersha dashurie

I dua vargjet të qartë, si sytë e tu,

I dua të jenë, si petale lumturie

Të jenë tundues, të thyejnë tabù.

Ndaj sa herë shkruaj vargje dashurie

Pendën e ngjyej thellë në zemër,

Dua të sjell në gji çaste lumturie

Emrin të ma klithësh dhe në ëndërr.

/QendraPress/