Çaste poetike me poetin;- Jahe FIDA
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/jaha-fida.jpg)
Thash…!
———————-
Thash, sot të mos shkruaj
Vetëm të lexoj të tjerë
Muza më tha: mos më le të vuaj
Hidhmë në letër vargun e ndjerë!
Ç’të bëja unë?! Muza është mbretëreshë
Nuk ia prish dot, asaj i dorëzohem
Ndaj po shkruaj këtë varg të thjeshtë
Nuk qe e nevojshme aspak të mendohem
Paska dhe të tillë vargu në poezi
Pa metafora bombastike, a të mëdha
Po vi tek ju me këtë thjeshtësi
Me këmbë në tokë, pa mëndje n’hava!
/QendraPress.com/