Çaste poetike me poetin;-Kastriot MALO

Të kërkoj në Trojë.
——————————
Je zhytur në detin e mjegullt,
Ku të kërkoj qiejve ku se di,
E bardhë qënka kthyer Troja*,
Dhe rruga e ngushtë ku kaloje ti.
Gërvish me thonj shtëllungat,
Të gjej dritaren tënde diku lart,
Nuk e ndjej më aromën e trupit,
As zhurmën e hapave në asfalt.
Eh mike ashtu ishte koha jonë,
Nuk dua të them, e martë lumi,
Nuk dëgjoje as thirrje telefoni,
As kënaqësinë që sjell profumi.
Më tundon kjo heshtje gjatë,
Me veten them vallë kush e di,
Ndoshta diku rri e mbështetur,
Apo mjegullës më kërkon dhe ti.
Por duhet që të zbriste mbrëmja,
Të gatuante ngjyra ky perëndim,
Të dy të kryqezoheshim në rrugë,
Të shkrinim ngricën në veshtrim.
*Troja – nofkë e qytetit Këlcyrë.
/QendraPress/