Çaste poetike me poetin;-Kujtim HAJDARI

ZËRIN TUAJ MË LART TA MBANI

——————————————-

Agim’i marsit dritë shkëlqen,

Si trëndafila mbi gji pranvere;

Emrin grua e ndezë në këngë,

I hap shtigje në mjegullere.

*

Në duar mban një qiell të larë,

Që sjell nga shekujt me aq durim,

Ku digjesh- ngrihesh prapë si zjarr,

Me hap të butë, por me guxim.

*

Në sytë tuaj rritet një det,

Nga drita e tij buron liri,

S’kërkoni të drejtën veç si fjalë,

Por si bukë të ngrohtë në çdo shtëpi.

*

Ju që n’pun’e dije gjithnjë pranë,

Si forcë e madhe në qytëtrim;

Ju që ktheni mundin në ar,

Dhe fjalën – në dritë e në bekim.

*

Ndaj këto ura kudo në botë,

Zërin tuaj më lart ta ngrenë,

Barazinë – diell i vonë ende sot,

Në çdo prag më afër ta bien.

*

Fjalën tuaj bashkuat në një,

Si kor i botës për drejtësi;

Të jetë kjo ditë një udhë për zë,

Për më shumë paqe e barazi.

/QendraPress/