Çaste poetike me poetin;-Leonard PIPA

Eja ditë, o dita ime me fat,

————————————–

Thërrmoma shpirtin si degë e mjerë,

Një lumë i kaltër më shkon në shtat,

Një pyll argjendi më mbron me erë…

Fustani rozë m’u bë në ëndërr,

Ma piku syrin shpresë pakë

Pak fat kam dashur dhe një zemër,

Dhe s’kam kujtuar janë pak!

Eja ti eja dita ime e parë,

Mbi rreze dritash si uriq,

Fustanin e kuq të natës mbarë,

Hidhe mbi shpinën lakuriq!

Sa të kam pritur në fole shkarpash,

Të më rrëmbeje si skifter,

Të vije vrull me magji harpash,

Enkas për mua veç njëherë!

Eja ti eja dita ime e mirë,

Guro tek froni i artë në pyll,

Drito në zemër për të mbirë,

Sa t’i shkoj unë yllit në yll! /www.QendraPress.com