Çaste poetike me poetin;-Luan MEMA
————————————
Unë në këtë anë të detit,
Ti në anën tjetër të oqeanit.
Ndoshta është kështu me të gjithë,
Ndoshta ndodh kështu me çdo njeri!
Të dy bashkë mund të krijojmë diell,
Në një qiell tjetër më të bukur.
Që s’mund të ketë dimra dashurie,
Por ca zjarre flakëputhje !
Më pëlqen të jem ky që jam,
Paçka se ti ke një dritë brenda natës,
T’i duhet të hapësh portën e madhe,
Për të qenë kundër fundit të botës.
Dhe se di nëse do vijë ai çast,
Paçka se unë jam gjysmë shekulli
Tani e di mirë që nuk është diell.
Por mjaftojnë dhe vitet e gjysmës tënde
E di si të futem atje brenda,
Në portën tënde që ke hapur
Po nuk e di se kush më ndezi,
Ndoshta drita jote që vjenë përqark!
/www.QendraPress.com/