Çaste poetike me poetin;-Luan SHEHI

ISHTE VERË ATËHERË
————————————-
Ishte Verë atëherë,
tek me valëzat loznje ti,
shputat ngrije herë-herë,
hapin hidhje plot hijeshi…
Shkuma rërës kërkëllitej,
zgjatej-rrudhej tutje-t’hu,
flladi pulpash të djersitej,
leshrat dridheshin kuturu…
Kripa mpleksej nën qerpik,
rruzët mbiksura si rubini,
muzgut rrezet s’kishin frik,
Dielli derdhej në ngjyrë lini…
Ishte Verë atëherë,
brigut shkoje ti vetmuar,
shputat ngrije herë-herë,
shtatit hiret…vjollcëruar…
/QendraPress/