Çaste poetike me poetin:-Luan SHESHI

DYZINË DYSHIMESH

——————————–

Dyzinë dyshimesh,

në Vjeshtë shpenguar,

vallëzim gjethimesh,

krahë erërash lëshuar…

Pirg ëndërrash grisur,

mëngjesesh feksur,

prag mbrëmjet krisur,

mërgatash mpleksur…

Dilemë shtegëtimi,

udhë-kryqesh…tretur,

shteg-brengë dyzimi,

shtërgatash…mbetur…

Dyzinë dyshimesh,

pirg pritjesh ngjeshur,

vallëzim gjethimesh,

stuhishë…përleshur…

/QendraPress/