Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

LARG…

———————

Larg…shumë larg,

rri heshtur tej Ylli im,

i dergjur mbi një varg,

diku loton plot trishtim…

Det…sërisht det,

I imi Yll mbi të zhytur,

fletë…eh, pafund flet,

në pritje keq kacafytur…

Pritje…e etura pritje,

strall-Hene tutje e t’hu,

kujtime…edhe mërzitje,

në grindje…keq aty-këtu…

Larg…shumë larg,

ky Yll im puls-shdritur,

i dergjur mbi një varg,

tek ty vjen…pa trokitur…

/QendraPress/