Çaste poetike me poetin;- Luan SHESHI

AURORË PERËNDIMI

——————————–

Aurorë perëndimi,

shandan i pashuar,

motive përmallimi,

pritjet shtungëlluar…

Përhumbje e gjatë,

të prishurat sinore,

gjos saj zhytur nata,

nën hone përrallore…

Shëtitje bredharake,

rremuar mes reshë,

mërgatës gjysmake,

heshtja perëndeshë…

Aurorë perëndimi,

mjergull vesë-qarë,

motive përmallimi,

muzgut tradhtarë…

/QendraPress/