Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

PUHIZË MBI VALË
—————————
Puhizë mbi valë,
trishtime të mekura,
kujtimet palë-palë,
honesh të paprekura…
Mërzitje e fjetur,
trazuar me shkumë,
frymë-pritje e etur,
gjoks-nate pa gjumë…
Flladime të qeta,
prej zhegut djersitur,
pëshpëritje të lehta,
zukasin krej papritur…
Puhizë mbi valë,
prelud…melankolie,
kujtimet palë-palë,
këmbanë që po bie…
/QendraPress/