Çaste poetike me poetin;-Lulzim HAJDARI

Unë dhe sot mendoj për ty!

———————————-

Jemi ulur në tavolinë

Që të gjithë të shtëpisë,

Është nata e vitit të RI’

Unë dhe sot mendoj për ty.

Kam pirë birrë dhe raki

Mendja më është turbulluar,

Por ti dije mori vajzë

Unë as sot’ s’të kam harruar.

Pinë qeshin dhe kërcejnë

Që të gjithë janë në qejf,

Vetëm unë i menduar

Më thonë mos je sẽmuar.

E gjithë bota po gëzon

Njëri – tjetrin e urojnë,

Bora tokën e mbuloj

Vetëm unë sot po vajtoj.

Nga tavolina jam ngrit’

Nëpër natë dal shëtis,

Ulem unë vend e pa vend

O moj vajzë ti po më çmend…

/www.QendraPress.com/