Çaste poetike me poetin:-Lulzim HAJDARI

Mjaltueshëm buza- buzën flakëronte!

———————————————-

Takimet tona, romancë e vjetër

Mes shikimesh oazeve të bebëzave,

Kërkonin nuancave të ylberit, risi tjetër

Mbretëreshën e perlave të pa gjetur.

Çasti nën yjet, drithëronte

Qielli hijshëm vesonte,

Hëna më shumë se çdo natë drithëronte

Mjaltueshëm, buza – buzën flakëronte.

U dehën shpirtat tanë gjer në dej

Erotizëm i përjetuar në ëndrra,

U çuam peshë ndër shtatë qiej

Romancë që e gjënë veç në përralla.

Lulzim Hajdari.

/QendraPress/