Çaste poetike me poetin:-Lulzim HAJDARI

Me shijen e trëndafiltë

————————————

Në këtë kohë të tej etur

I mblodha kujtimet e rinisë,

Të harruara, cepave brejtur

I sistemova ne ditarin e përjetësisë.

Ehh,… sikur u njomën, sikur u gjallëruan

U rishfaqën gjithë ëndërrat e jetës,

Edhe imazhi jot’ u formësua

Me shijen e trëndafiltë si

vesa e mëngjeseve.

/QendraPress/