Çaste poetike me poetin;-Lulzim HAJDARI

Mjaltueshëm buza- buzën flakëronte!
———————————————–
Takimet tona, romancë e vjetër
Mes shikimesh oazeve të bebëzave,
Kërkonin nuancave të ylberit, risi tjetër
Mbretëreshën e perlave të pa gjetur.
Çasti nën yjet, dridhëronte
Qielli hijshẽm vesonte,
Hëna më shumë se çdo natë dritëronte
Mjaltueshëm, buza – buzën flakëronte.
U dehën shpirtat tanë gjerë në dej
Erotizëm i përjetuar në ëndërra,
U çuam peshë ndër shtatë qiej
Romancë që e gjenë veç në përralla.
/QendraPress/