Çaste poetike me poetin;-Lumni NIMANI

Dyrrahu im

—————————–

Me agim të dielltë e me vapë gushti

Që përditë e më i bardhë gdhinë

Dyrrahu im si nga hojet mushti

Më ëmbëlson, shpirtin seç ma ndrin!

Të gjitha vendet që më ka parë syri

Larg Atdheut në kurbet degdisur

Asnjë sa Shqipëria në zemër s’më hyri

Atë sikur Zoti për nge ta ketë qëndisur.

Sa bukur lozin valle valët ëmbëlake

Kur si me naze ngadalë miklojnë brigjet

Oh ç’më çmendi fare syjeshilja durrsake

Flokarta sirenëdeti, zemra për të më digjet.

/ëëë.QendraPress.com/