Çaste poetike me poetin: Mark GJETJA
Kur dielli bie në horizont.
——————————–
Kur dielli bie në horizont, ti me pret,
e di se pritja,nuk ka durim,
dhe hëna zbehet qielli u vërejt,
kur shoh sytë e tu , plotë shkëlqim.
Kur shoh qiellin ,shoh yjet ndezur,
frymarrjen tënde, avujt né buzé,
shoh ty qe vjen ,duke buzëqeshur ,
e gjoksin tënd ,qé rreh nën bluzé.
Zemra rreh , si detë me dallgé,
kur loti bie ,mbi qerpikë ,
pemët me ngjyrat e vjeshtës sé arté,
si pikë e vesës ne sytë magjik.
Si yje shkreptinë kur vjen nata,
si diell i zjarrtë kur bie mbi deté
dritë lëshon horizonteve të largëta,
si lulet kur çelin ,fushës së blertë,
Kur je pranë meje me jep lumturi,
sa herë mè erret ,shpirti im,
ti shkrepé siç shkrepé një vetëtimë,
dhe zjarre ndezë né gjoksin tim
Vjeshtës bukurinë ti i merr,
ngjyré e pemëve i preké magjitë,
aromë e frutave trupit derdhë,
në dritë të hënës shoh mrekullitë.
E veshur me freskinë e mëngjesit,
me vellon e bardhé té nusërisë,
si trëndafil petalet ke ndezur,
buzët skuqé,nga flaké e dashurisë.
/www.QendraPress.com/