Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Të pres.

—————————–

Të pres ty si dit[ me diell,

të pres si yjet, nëpër natë,

si ylber ,qé ndrité né qiell,

porsi hénén , ngjyré arté.

Sa heré né fusha jemi endur,

qe né rini ,ploté ngazéllim,

por vitet ikin si duke rendur,

se larg atdheut né emigrim.

Dhe pérséri té dashuruar,

té lumtur ecnim si dikuré,

te pres pranveré e gjelbéruar,

me trandafilé qé s’thahen kurré.

Tani kjo mjegull sa ka filluar,

e malet veshen kostum té bardhé,

Dhe ngricat tokén e kané mbuluar,

mé prité e dashur se jam tu ardhé.

Né çfaré udhésh do té takohemi,

né çast kujtimet do ti risjellë,

atje vendlindjes do pérqafohemi,

ca pika loti, pér ty do derdhé.

Dhe dimri éshté duke afruar,

do dalim rrugéve si té dehur,

gjoksit do te mbajé shtrenguar,

se dashuriné kurré se kam zbehur.

Njeriu sa heré dhe mund té vdesé,

por me ty ,ngjallesha pérséri,

kur e ndjejé, se mé do verteté,.

kjo quhet ,vetém dashuri.

/QendraPress/