Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Dashuria është vendi im.

———————————–

Sa shpejt iku ,nata sonte,

si flakë e qiellit ,né mëngjes,

gjaku në vena ,po vërshonte,

e shkundej zemrës, si njé rrebesh.

Nuk e besoj se nuk do kthehem,

se atje kalojé ,rinia ime,

puthjet tona ,dot nuk zbehen,

mbeten gjatë né mendjen time.

Tani e dashur, është pranvera,

është breg i detit, pa mbarim,

kopshtet me lule ,kur del tek dera,

kur mé zbardhé, mëngjesi né vendin tim.

Është dallgë e detit ,kur përplaset,

kur viné pulëbardhat ,afër nesh,

dallëndyshet qé fluturojnë, ditën dhe natën,

për tu kthyer, né folenë e vet.

Me hap të lehtë ,erdhe papritur,

nëpër muzg ,si yllé i zjarrté,

pranvera maleve, ishte ngjitur,

ku prekin qiellin, lisat e gjaté.

Né gjoksin tënd ,hëna kish zbritur,

dhe pyjet veshé, petkun jeshil,

ndër livadhe, bari ishte rritur,

ku ti ke çelur, si trëndafil.

Çdo gjë lidhet ,me dashurinë,

dhe me ndërgjegjen ,brenda nesh,

ndero familjen dhe shoqërinë,

atëherë kështjella ,mund té ngresh.

Dashuria është ,atdheu im,

është amaneti i stërgjyshërve, né çdo shtëpi,

bjeshkët ,në malësitë e jugut e veriut,

Kosovë ,Shkup e Çamëri.

/QendraPress/