Çaste poetike me  poetin;-Mehdi KRASNIQI

KOHË E HARRUAR

——————————–

Nuk mund të kthehem

në kohën e shkuar

atje kam humbur zemrën tënde

S’dua të të lëndoj dy herë

për të njëjtën puthje

me të njëjtën zemër

Ajo kohë s’ka ADN

përveç një plagë të madhe

nën lëkurë të shpirtit…

Është harruar

edhe harresa

në kujtesën time…

/QendraPress.com/