Çaste poetike me poetin;-Mehdi KRASNIQI

MENÇURI
1.
Lëpirja e perit
jodomosdosmërisht
gjen vrimën e gjilpërës
Duhen sy të gdhendur mirë
që shohin përtej kodrës
2.
Me duar të pështyra
nuk gjen vrimën e gjilpërës
Duhen sy të shqiponjës së artë
që shohin imtësitë e vrimës…
/QendraPress/