Çaste poetike me poetin;-Mursel SOPAJ
GJARPRINJTE E GJAKUT
—————————
Sot gjarpërinjtë e gjakut
Nuk janë një përrallë
Dilni shihni varret
Do ngeleni pa fjale
Dilni shihni varret
Si shtohen çdo dite
Lotët edhe dhimbjet
Pllakosin shtëpitë
Sot gjarpërinjtë e gjakut
Serish bëjnë kërdi
Se koka s’u shkelet
Por i mbajmë ne gji
Shtëpi edhe zemra
Veshur ne kallkan
Njërin e qanë motra
S’dinë perse e vranë
Sot gjarpërinjtë e gjakut
Nuk janë një mahi
Shpërthejnë nga kamaret
Te vjetër te ri
Nuk janë një mahi
Por e madhe drame
Nga brezi te brezi
Si buke po e hamë
1 janar 2024
/www.QendraPress.com/