Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

SHKRONJAT NGATËRROHEN

36 shkronja të arta

alfabeti ynë i ka,

secila prej tyre

vlerën e vet ka.

Thotë A-ja

unë jam mbret,

jam e para

në alfabet.

Përgjigjet U-ja

shuaj mos fol,

se pa ujë

s’mund të jetosh.

Lavdërohet J- ja

plot krenari,

fjalën jetë

si do ta shkruash ti?!

Ndërhyn B- ja

si po mendoni,

fjalën bukë

si do ta shënoni?!

Pas një zënke

si për çudi,

të gjitha shkronjat

ranë në ujdi.

Të gjitha shkronjat

në fund u bashkuan,

alfabetin tonë

ato e formuan.

/QendraPress/