Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

KUSH FLET SHUMË, PUNON PAK
——————————
Ka shumë njerëz
që flasin pa nda,
po prej tyre
pak punë ka.
Kush fletë shumë
dhe nuk të këshillon,
ik prej atij njeriu
se pak punë mbaron.
Dikush me fjalë
dhe jo me vepër
e lartëson veten
si askush tjetër.
Shokët e vet
gjithmonë i nënçmon,
me fjalë të kota
kurrë nuk përparon.
Kur je njeri i vërtetë
të çmon çdokush në jetë.
/QendraPress/