Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

URA MBI IBËR
———————-
Qe sa vjet
ishte e bllokuar
si për çudi
kush e mendoi
këtë mollë sherri,
këtë ndarje,
këtë poshtërsi.
Sa fjalë e biseda
për te u bën,
por çdo gjë mbeti
përsëri në vend.
Sot ura të reja,
aty po ndërtohen
dhe i tërë populli
sa shumë po gëzohen?!
U gëzuan të gjithë
qyteti po bashkohet
dhe krejt Kosova
për te po krenohet!
/QendraPress/