Çaste poetike me poetin :-Murtez ASLLANI

PËRTEJ LARGËSIVE
——————————
Atje përtej largësive,
ku njerëzit jetojnë,
ku jetës i dihet vlera
çdo gjë frymon ndryshe
jo si në vendin tonë,
ku jetohet me skamje,
ku jetohet me frikë.
Atje njerëzit e kulturuar
e të ndershëm shumë
të çmojnë si njeri,
të japin vullnet,
ta duash jetën,
të jetosh gjatë,
se jeta paska vlerë
të vizitosh çdo vend
e të shohësh ç’është jeta?!
Të shijosh bukuritë
edhe përtej largësive,
ku natyra gjelbëron
dhe ruhet ambienti,
aty ku çmohet jeta
e secilit njeri.
Ne do t’na mallkojë toka
që skemi aspak kujdes
t’i ruajmë njerëzit tanë,
ta ruajmë tokën tonë,
se këtu pushojmë më rehat?
/QendraPress/