Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

PËRBUZJE
—————–
Njeri jam edhe unë
më ka lindur nëna
në një mbrëmje vere,
kur kishte lind hëna,
po atëherë linde
edhe ti
e sot më përbuz
pse vepron kështu,
kur njerëz jemi
nga mishi e gjaku
dhe tash më nënçmon
fare nuk mendon,
më përulë,
mallkuar qofsh
përgjitmonë
mendo çka po vepron?!
Zoti të dënoftë
o, njeri bishë
që për lakmi
të lërë edhe pa këmishë!
Ti dy, unë asnjë
turp për ty
s’je njeri,
as shtazë jo,
je diçka e paparë,
je fantazmë!
/QendraPress/