Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

AFËR LISIT TË VJETËR

—————————–

Afër lisit të vjetër

aty kam shtëpinë,

ku u linda unë

dhe kalova fëmijërinë.

Këtë lis e mbolli

gjyshi im dikur,

shpeshherë në te

valon një flamur.

Po në atë vend

zogjtë folenë ndërtojnë

dhe të vegjëlit

aty i strehojnë..

Ky lis i lashtë

krenar qëndron,

rritet vazhdimisht

gjyshin më kujton.

Mirëpo, ky lis

tash është vjetëruar,

disa degë të tij

ne duhet shkurtuar.

Është rritur shumë

dhe ka një histori,

aty gjyshi im

pushonte gjithnjë.

Nën hije të tij

burrat kanë kuvenduar,

armikun nga vendi

ata për ta larguar.

/QendraPress/