Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

SHKËNDIJA QË S’U SHUA

———————————

Një shkëndi u ngrit në horizont.

Në asfalt, xhaketa e vjetër,

dridhej mes hapave të parë të lirisë.

Një pëllumb i bardhë

u shkëput nga terri

dhe qielli mori frymë ndryshe.

Brenda nesh zienin vite të mbytura.

Prangat nuk mbanin më,

aset e klisheve u rrëzuan.

Një mit ra;

ashtu siç bie një mur i lodhur,

që pret vetëm duart të lëkundet e bie

përdhe.

Shqipëria u zgjua.

Në çdo cep, njerëzit në dëlirë,

U zgjuan nga gjumi i rëndë,

si lastarë të brishtë,

që kërkojnë më shumë dritë.

Perdeja e hekurt u copëtua

si karton i lagur nga shiu.

Unë isha në prag;

i zbrazët,

si një flutur që kërkon krahët e vet.

Gjumi trazuar…

Gjumi trazuar…

Pëllumbi i bardhë erdhi si aromë deti,

si valë që s’shuhet,

si një shqiponjë që rikthen lashtësinë.

Filizat shpërthyen kudo,

rritja u bë zë,

zëri u bë rrugë,

rruga u bë këngë,

rruga u bë ndryshim.

Zinxhirët ranë,

dhe nga errësira doli një dritë e re, si dielli i art’.

S’kërkojmë lëmosha,

veç amanetet e kohës.

Nuk kemi më kohë të zvarritemi.

Ëndrra jonë ka emër:

Ajo është Evropa!

Sot, pas tridhjetë e pesë vjetësh,

ëndrra europiane ende troket;

as e shuar, as e mbërritur,

si një dritë që lëviz përpara nesh.

Ne ecim ngadalë, por nuk ndalemi;

shpresa mbetet fije drite në errësirë.

Ëndrra pret të shkruhet deri në fund,

dhe atdheu ende kërkon

të flasë me zërin e vet të lirë.

Nexhbedin Basha

/QendraPress/