Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

FJALË TË GDHENDUR
NË VARGJE
———————————–
…Malli djeg zemrën e zhuritur,
Siç mbeten kujtimet në rrugicat e fshatit,
Kurbeti na shpërndau si zogjtë e korbit,
Zemra u bë prush e përvëlon malli…
… Shkruaj të lë gjurmë në ditare,
Për qytetin e blirit, hijshëm si zambak i verës,
Shkëlqimin tek sytë, këngën e agimit, zgjim i parë…
Aty ku mora çelsin e artë të dijes dhe aromën e pranverës.
Jeta nuk është pim-pong mes veti,
As një lojë tenisi,
Ajo është një fushë, ku rritesh e piqesh,
Dhe mbetet në arkiv si shirit filmi.