Çaste poetike me poetin ;-Nexhbedin BASHA

MOJ KOSOVË, DJEP LIRIE

———————————–

Me 17 Shkurt 2008 çeli pranvera mbi Kosovë,

si dritë që doli prej plagëve të motit;

nga gjaku i dëshmorëve u ngrit flamuri i atdheut,

dhe toka mori frymë si nëna që s’mban lotin.

Sot ditët rrjedhin me emrin “Pavarësi”,

si kambanat që bien në ndërgjegjen e kohës.

E larg, përtej oqeanit, u ndez një yll miqësie,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e panë Kosovën aleate lirie.

Nga Shtëpia e Bardhë erdhi fjala e mbështetjes,

si bekim për shtetin më të ri në zemër të Evropës;

ajo fjalë u bë urë mbi dallgët e historisë,

dhe vulë besimi në udhën e lirisë së Kosovës.

Dielli digjet në gishtat e Bacalokut,

granatat flasin me gjuhën e vjetër të ankthit.

Kosovë, ti je libri im që shkruhesh çdo ditë,

në shpirtin tim të vrarë nga dashuria.

Padashur hodha sytë nga malet,

erën dashurova me fllad bjeshkësh;

vargu për ty, Kosovë, nuk u thye,

dhe ulet mbi lisa, mbi hije eshkësh.

Kush tha se liria qenka vrerosur?

Kush tha se besa na qenka sosur?

Këto troje, kallur në flakë e barot,

janë ashti i viteve të vrara ku vala nuk shkoi kot.

Në libër të Bardhë shkruar historia,

me germa t’arta mbi gjakun e flamurit të kombit.

Nga Preveza, Molla e Kuqe e Çamëria,

Shqipja etnike lidhur si mishi me thoin.

Gjuha shqipe ka lëshuar rrënjë në histori,

Ti, Kosovë, je dheu i tokës së Arbërit,

Je djep lirie me rrënjë ilire,

Flamuri yt mban kujtesën e shekujve.

Nexhbedin Basha

17 Shkurt 2026

/QendraPress/