Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

NJË TREN I HARRUAR…!

——————————————

Në mëngjesin e ftohtë, mes mjegullës së bardhë,

M’u shfaq një stacion nën diell e heshtje,

Tani është relike muze me skena filmi tinzar,

Ku kujtimet fluturojnë si hije mbi pllakat e vjetra.

Atje lindën romanca, të mëdha si qytete të vogla,

Ku skenaristët e filmave shkruanin mbi pllakat e kalldrëmta.

Aty ku dikur, treni ikte e vinte, duke lënë pas ujvara,

Si në legjendat e lashta heleniane…

/QendraPress/