Çaste poetike me poetin;- Perparim DIDA

Në një trastë i mbylla zhgënjimet e mia
————————————————–
Zhgënjimet e jetës i mbylla në një trastë,
e jua lidha grykën me këmbë tuj i ngjesh.
Nga trasta brengat mos më dalin jashtë,
njerëzia i shton më pastaj si nxë një thes.
Më shumë s’më mba shpina jeta më lodhi,
mora shumë lëndime,shpirti mu bënë gjol.
Këmba ime gjithkund mbi ty o atdhe shkeli,
nga veriu në jugu,nga Tropoja në Konispol.
Robat e shtatit mu grisën në fusha e male,
mora aromën e dheut nga gjithë Shqipëria.
Kërceva dardanishten,mbajta dhe ison labe,
në gjerdanartin atdhe,hedh kujtimet poezia.
Shqipëri,në kërthizën tënde dhe mua më ke,
në metropolin shqiptar të pushtuar me beton.
Ska më si dikur në lulishtet e bukura shëtitje,
mes pallatesh diell zënë ky shpirti im rënkon.
P@Dida.2339.
/QendraPress.com/