Çaste poetike me poetin; Petro L. SOTA

,

NËPËR. SHI

—————————

Me një çadër të zezë, po ikën rrugës ti,

Mbi gjethet e rëna, po shkel mengadalë.

Nuk të trembi, kjo kohë e vrejtur me shi,

As ndonjë furtunë e rrebesh më s’të ndal…

Ashtu si kjo vjeshtë, që ka ardhur tani,

Do të ndodhte, patjetër një ditë kështu,

Por nuk e mendova, që do të ikje nëpër shi,

Duke na lënë një pikëllim, të vetëm ketu…

Me vete e more te gjithë atë dhimbje ti,

Bashke me gjethet e verdha, mbi flokë të rënë,,

Ai pikëllim, që në shpirt po të bije si shi,

Duke ikur nëpër mjegull, në një natë pa hënë…

Si në një natë pa hënë, shpirti po të lëngon,

E nuk e besoj, se do të kthehesh prap tani,

Edhe hëna, po me duket sonte si lehonë,

Si nje lehone e lagur, qe iken neper shi…

Qe po ikën nëpër shi, pa kthyer kokën mbrapa,

Pa dëgjuar më, se çfarë për ty do të thonë,

Si gjethet do ti shkelesh, pëshpërimat me hapa,

Ndërsa qerpikët do të lagen, nga një lot që pikon…

Atë lot që të pikon, mbi ato qerpikët e zinj,

Do ta ndjesh, sa herë të kujtosh këtë ditë me shi,

Si një shigjetë, që të ka goditur thellë në brinjë,

Do të mbesi si plagë, kur humbet një dashuri.

Petro L. Sota. 3 tetor 2024………

/wwww.QendraPress.com/