Çaste poetike me poetin ;Qazim THAÇI- Moti jam në këto troje-
Moti jam në këto troje
—————————-
E si ta mas shekullin me kohën e fisit tim!
Moti jam në këto troje, edhe kur mortajat bënin kërdi
Po fisi im nuk pakësohej,as nga mortajat e shekullit
As nga shpata ,po as nga plumbi i fqinjëve të pabesë
& & &
Po kafkat e këtij fisi, ishin në mot me kohë me Zeusin!
Kur Shën Albani, pati shetgëtu botën me Biblën ilire
Kahdo moti ishte ky fis i plisit, e fis i besëlidhjes
Në kalldërmin e Vrapueses për shtigje të lirisë
& & &
Kur ka kaluar një shekull me gjysmën tjetër plot alkimi!
Si të vras ëndrrën e Myderriz Ymerit, në Prizrenin e ri.
Kur as adresat e plisit më nuk janë me emra si dikur
Moti jam në këto troje , o fqinji im i zi …!
& & &
Shtëpia tani ka emër, e Pashtriku ka zjarrin e legjendës
Lumbardhi, bartë eshtra burrash të fjalës, deri në Egje.
Moti jam në këto troje me dritën Promothe
E kalladërmin e gjakosur, e masim si një pandemi pa ne