Çaste poetike me poetin;- Qazim THAÇI

Hëna me besën peng
—————————-
Hënës i kishin dhënë besën
Për dashurinë e kuqe si
Lulëbozhureve të Kosovës e si
Trëndafilave të egër me aromë
Natyre me zërin e Konstatinit
Dhe lotin e Doruntinës, të shohim
Dritën e Dionisit,me rreze hëne
Bregdrinit,me dashurinë e zanave
Lidhëm besën me hënën dritëplotë
Vrapusesë së Prizrenit ia vodhëm
Vrapin deri tek besa dhënë natës
Me hënën pesëmbëdhjetë dhe
Pashtrikut plak si kujtim
Dashurinë me zanë mali
Me këngën ‘’Moj e bukura more.’’
Kalldrëmit sonte po shkelim fletët
Në paravjeshtën e madhe
Si një kuisje vaji për
Hënën me besën peng.
/QendraPress/