Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Në vjeshtën e vonë  shtohet malli i vjetër

———————————–

Vjeshta e vonë me gjethe përtokë,si flokë të shprishura.

Ngritë ndjenjën e mallit të moçëm, të  atdheut nga larg.

E kujtimet për të dashurit,i zverdhon si rrobat e palara.

Pikëllimi nëpër mendje, kalon si pllakë e grithur gramafoni.

Në arkën e moçme të Nanës, ende era e ftonjve është më e mira.

Ku mes këmishës së vekut, ruan kujtimin si pikëllim dashurie.

Misërishtja sikur relikt i dikurshëm, tashmë  shëron tensionin e lartë.

E dhembja e vjeshtës së vonë, është si gjethet e mollës vjeshtore.

Edhe të kalosh Pashtrikun këmbë ,me kujtesën e  dekadave.

Të vranë kujtimi për aq shumë dashuri, që kishim për atdheun.

Ata të pavdekshmit,  që emrin ia dhanë atdheut si trofe përjetësie.

Saherë kujtojë Dervish Shaqën, ‘’Kur ta ktheva Kosovë  shpinën…’’

I them miq,ve matni Pashtrikun dhe Pikëllimën si kujtim vjeshte

Por, mos harroni se Alpet e kombit çdo ditë masin dergjien e kurbetit….  

/QendraPress/