Çaste poetike me poetin:-Qazim THAÇI

Shtegballit tënd shëtit kënga

____________________________________

Shtegballit tënd ,Dionisi  ndriçon dashurinë ,

si luleshpata në pranverë.

E këngët e Homerit,nisin buzëqeshjen si

vesë mëngjesi,vezullimë.

Ëmbëlsisht shkronjat dallgëdisin,e kënga iso

,mbanë dashurinë e Penelopës

AnaDrinit,  të koduar kemi dashurinë si

mitin e moçëm dikur arbërisht

E si ta mas mallin, për syrin tënd gjelbërosh,

që mësyshit i thotë Jo si në Babiloni

E ecim zbathur nëpër prushin e kësaj

moshe pjekurie,deri në dashuri.

E si ta shuaj etjen, në ato buzë, që vargun

 citojnë ,si cicërimë bilbili

Krejt jetën, më zërin e këngës  tënde,

do të  dehesha si një princ

Me  kodin e jetës  AnaDrinit me

këngën e  Rrushe  Rexhës për besnikëri.

Po si matet jeta ndrysh jeta

 pos me sytë e tu ,e këngën e Arbërisë

Edhe përtej jetës, deri në amshim me sytë e  tu,

 do ketë  gjithmonë gjelbërim.

/QendraPress/Top of Form