Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Kur poezia dhe e bukura kanë ditëlindjen

——————————————————

Kur poezia dhe e bukura kanë ditëlindjen

Sikur rizgjohet muza e krijimit të vargut hyjnor

E i dërgojmë një të falë të Madhit Fishtë

Na fal jetën e përditshme ti o Zot i mirësisë

E kur me vargje krahaqafë nisim të shkruajmë dhembjen

Më ikin vargjet në Hamburgun e largët, atje ku im at

Shkruante ëndrrat e së ardhmes për Kosovën martire

E Nana ime pyeste ‘’a po shkunden plakat’’ në këtë syvere.

Kur poezisë dhe të bukurës i

vijnë datëlindjet jo për një ditë

Në Prizrenin e besëlidhjes  

ridëgjojë këngë për Rrushe Rexhën…

E thur vargje për ty e poezinë  

mbretëresha të kësaj bote….

Se kjo botë ka kaq shumë dashuri

e kaq shumë pabesi, as këtë sikur se kemi dijtë

/QendraPress/