Çaste poetike me poetin: Qazim THAÇI

Besa e Nëntorit rrugëton ndër shekuj

———————————————

Sa herë vije Nëntori, nga  hiri ringritet Anteu.

Jo për të dëshmuar  forcën, por  për ti thënë.

Kësaj toke se ruan besën e shekujve si kujtim.

Që nga shpata e Gjergjit deri tek plaku i Vlorës.

&  &   &

Sa herë vije Nëntori,ajo qëndisë dashurinë

Njësoj si Marigona, për të mbajt  besën e madhe.

Që nga plaku i Vlorës deri në Prekazin legjendar.

Tek Shtëpia e Besëlidhjes ta bëjnë dasmën e parë.

&   &    &

E Nëntori vije herë me zemër, e herë me borë.

Po me kënga brez-mali, ka erë Pashtriku,dhe erë Pikëllime

Nënlokja me lotin në qerpik mat madhështinë e Nëntorit.

E Nëntori papë vije si Anteu, për ta  thënë forcën e kombit

/www.qendrapress.com/