Çaste poetike me poetin ;Qazim THAÇI
Ti e prindërit e mi në sirtarët e pa-harresës time
————————————————————-
Edhe kur luginës së Drinit vije erë atdheu.
Zanat e lirisë këngën e nisin si himnin e parë.
E mëngjeseve me vesë të agimit zëri yt buçet.
Si pentagram dashurie që assesi nuk mund të harrohet.
E mesnata dhe ti jeni vetë magjia e jetës .
Kur mendja bëhet një dhe me një shtegtim
Rrugëtimin e kam ndalur sepse tash vije behari
Pos syve tu asgjë nuk shënon kjo e shkreta jetë.
E rrugëtimin e mbetur se bëjë dot pa ty.
As pa ata sy që kanë shumë magji…
Kur vargut tënd i shtohet gjerdan kjo dashuri.
Pyes veten, a thua mbetesh pentagram i besnikërisë.?
E larg përtej tehut të jetës, ti gjurmon ëndrrën time.
Si një arkeologe me shpirt të dëlirë, po aty s’ke asgjë.
Pos kujtime tua të palosura pa rregulla e arkiv .
Dhe kujtimeve për prindërit e mi që flejnë.
Në sirtarët a pa-harresës për gjithnjë.
/www.QendraPress.com/