Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI
Legjenda e pulëbardhave për dimrin e madh
————————————————-
As edhe një çast se kam të qet.
Se nuk di as ku gjendesh, as çka bënë.
As nuk di, a ke ngrënë ,e as a ke pi.
Mas dhembjen me flurimin e pulëbardhave.
Qe mbi Lumbardhë sa herë vijnë .
Legjenda thotë sjellin dimrin e madh.
E akullnajë duket mes nesh kemi ngrit.
Për të pasur ëndrrat tona vetëm si kujtim.
Vetmisë së madhe i bëjë shok testamentin.
E dashurisë atdhetare shkruar për Arbëri.
Anekënd globit tani ka dhembje si alkimi.
E netët e gjata me shpatën e harresës.
Presin rikujtimet si fëmija kur grisin letra.
At-dheut, më duket i mungon edhe zëri.
Për të kujtua këngët epike që janë në harrim.
Por, kurrë mos harro se epike do mbetesh përgjithnjë.
/www.QendraPress.com/