Çaste poetike me poetin :Qazim THAÇI-/Këngë për atdheun/

Këngë për atdheun

—————————

Dua të shkojë në Selanik

Ta kërkojë varrin

E  ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina,

E ta ndaj dhembjen në qoshen Çimisqi te Vogaxhiku,

Për ta pa shqiptarin e shitur Ibrahim Çelo,

Si e qëlloi  Hasan Bej Prishtinën për një grusht para.

Aty do ta shoh shtëpinë e Kemal Ataturkut

Si  një ëndërr  të revolucionit  kohor.

E ti shoh dyqanet shqiptare

E ta ndajë kujtimin me çamët e shumtë.

Për çamërishten e bukur dhe këngët e Moresë

Për Arbërinë e copëtuar si dhe dhembjen e  At-dheut

E prapë arbërisht të rikujtojmë  Ali Pashë Janinën.

E në Prevezë ta pimë  kafen e të çmallemi

Në Fushën e Zonjës, të çamëve për të shtruar sofrën

Me bukë misërishte,mjaltë lot e me shumë kujtime.

/www.QendraPress.com/