Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI- Vrasësit e lirisë.

 Vrasësit e lirisë

——————–

Kush po e vret lirinë.

Nëpër pikë dite me diell?

Kush po nëpërkëmbë.

Gjakun e dëshmorëve, O Zot?

Në këtë tokë, ka një kod.

Kodin e dhembjes, kush po e shkel?

Vrasësit e lirisë, me sy të plasur.

Vesh të shurdhër.

Ndjenjë të topitur.

Oreks përbindëshi.

Po sulen e po struken.

Mbi nderin e kombit.

E nën parollën e At-dheut.

Kush po e vretë kështu lirinë?

O barbarë, sytë do t’ ju plasin.

Veshët do t’ju kumbojnë.

Mos e vrisni lirinë.

Se ka një kod.

Kodin e At-dheut.

Për të cilin Zoti e robi.

Sall një herë

Mbi ju ankthin dërgojnë

Mos e vrisni lirinë……

/www.qendrapress.com/