Çaste poetike me poetin: Qazim Thaçi- Zenun Beqa maste diellin me pllëmbë dore
Zenun Beqa maste diellin me pllëmbë dore
—————————————————————
Zenun Beqa burrë me plis e kaparan e tirq me gajtan.
Maste diellin me pëllëmbë dore sepse ishte nizam.
Nizam i mbretit me dijen e një shqiptari që donte Atdheun.
Katandisur betejave për mbretërit që nuk i honepste.
Ai maste diellin me pëllëmbë dore sepse ajo kur se tradhëtoi.
Nën plis mbante gjithë kujtimet e tija botës që kish shetitur.
Nën kaparan kishte plagët e marra si nizam në tokë të huaj.
Por, në zemër kishte Arbërinë dhe nuk e ndërronte as për gruan.
Zenun Beqa që hambarët i mbushte edhe kur vera kur ish e thatë.
Ai ishte poliglot që në heshtje i vriste dhembjen e kohës si mërgat.
Kur zemra i brafullonte tregontë ndodhi që burrat i përlotnin.
Ai nizam shqiptar që kur se kishte hequr as plisin as kaparanin.