Çaste poetike me poetin; QazimTHAÇI- Emrat dhe dhembja Juaj plagë e shpirtit mbeten.

/Kushtuar mbesave të mija;Arbënores, Sarandës dhe dhëndrit  Hamdi Ahmetaj, të vrarë ,me 13 maj 1999 në Korishë/

Emrat dhe dhembja Juaj plagë e shpirtit mbeten

———————————-

Kur qielli blu sjellë dhembjen.

Kënga nuk është më këngë.

Kur shpirti digjet më flakën e vdekjes.

Emri mbetet plagë e shpirtit përjetë.

Edhe dielli nuk rrezon, kur shpresa bëhet varr,

Edhe buzëqeshja në rikujtim bëhet  vetëm vaj.

Kujtim kur ,mbeten fletoret me dorë e plotë zemra

E  loti si ngushëllim i vetëm për të vazhduar jetën

Kur qielli blu sjellë dhembjen

Jeta mbetet vetëm një emër

Kur ëndrrat bëhen shpresë

Jeta mbetet skëterrë kujtimi.

Lulet ku të vendosen në varre

Apo në zemrat të djegura dhembjesh

E si të ecim tutje me jetën

Kur adresa e botës është pa emër

/www.qendrapress.com/